ARKATANA

Galeria “Qahili”, me Koloni Artistike në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në këtë koloni artistike që është titulluar “Pa kufi”, do të marrin pjesë 24 artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Ndërkohë, më 22 gusht do të prezantohet ekspozita përmbyllëse ku edhe do të prezantohen punimet që do të krijohen brenda kësaj kolonie.

Galeria “Qahili”, organizon Koloninë Artistike, edicionin e parë në Luginën e Preshevës, të titulluar “Pa Kufi”, ku do të marrin pjesë 24 artistë nga të gjitha trevat shqiptare. Eshref Qahili nga galeria “Qahili”, ka bërë të ditur për KultPlus se objektiva e këtij projekti është promovimi i bashkëpunimit në mes të artistëve të trojeve ku jetojnë shqiptarët. “Poashtu qëllim tjetër është që të fus artin në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe integrimin e shoqërisë së Luginës së Preshevës në pjesën tjetër shqiptare dhe më gjerë, në mënyrë që mos të ndjehen të harruar”, ka thënë Qahili. Ndërkohë në këtë Koloni Artistike, artistët pjesëmarës janë: Bardha Buza, Agron Dine, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Mustafa Arapi, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Esat Valla, Luan Shahiqi, Musa Kalaveshi, Mumin Jashari, Veli Blakqori, Arben Shala, Mentor Avdili, Lindita Beqiri, Nehat Beqiri, Altin Hetemi, Fitore Fejzullahu, Flutra Aliu, Leoneta Abdyli, Sabedin Hetemi, Selman Selmani, Valon Arifi e Eshref Qahili.

Mobi Casa

Edicioni i Pare i Kolonise Artistike në Luginë të Preshevës “Pa Kufi”, organizohet nga Galeria Qahili, me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës dhe do të zgjasë deri më 22 gusht, ku do të prezantohet edhe ekspozita përmbyllëse me punët e krijuara gjatë këtyre ditëve./LuginaPress.com/