KKVITI

Një i ri nga Presheva humb jetën në liqenin e Rahovicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sot rreth orës 14:30 minuta i riu 23 vjeçari Sami Shabani nga Presheva sot ne orët e para te pasdites ka humbur jetën në pendën e Rahovices, ka mësuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e cila u gjend pak minuta pas tragjedisë në vendin e ngjarjes. Dëshmitaret kanë pohuar se i riu nga Presheva kishte shkuar tek penda për tu freskuar, për t`i bere balla vapës.

Pas pak ka rritur në vendin e tragjedisë edhe policia e shoqëruar nga ndihma e shpejtë, por me kot gjithçka ishte vonë meqë Samiu veç kishte ndërruar jetë.

Uji Dea

Është ky rasti i pestë që të rinjt tanë humbin jetën në ketë pendë gjatë kësaj decenie të fundit. “Siguria” dhe kushtet e kësaj pende kanë mbetur nën mëshirën e natyrës dhe atyre që shkojnë të lahen që shpeshherë behën edhe viktima.