FIDANISHTJA

Refugjatët kosovarë në Hungari presin autoritetet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, kërkon nga autoritetet kosovare që të aktivizohen më shumë në riatdhesimin e qytetarëve të vet që po qëndrojnë në vendstrehimet e këtij shteti. Duke folur për situatën politike në Kosovë, Balla u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë sa më shpejtë një zgjidhje, që kapërcen ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve nacionale.

Numri i emigrantëve kosovarë që po qëndrojnë në disa vendstrehime në Hungari, ndonëse është pakësuar, vazhdon mbetet barrë e autoriteteve të Kosovës.

Qindra qytetar të Kosovës, që kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Hungari, vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet, duke pritur për një zgjidhje.

Qeveria e Hungarisë u ka kërkuar disa herë institucioneve gjegjëse të Kosovës, që të bëjnë më shumë në riatdhesimin e tyre.

Përfaqësuesi i këtij shteti në Kosovë, Ambasadori Laurant Balla, thotë se bashkëpunimi në mes të qeverisë hungareze dhe asaj kosovare është i mirë, mirëpo, sipas tij, duhet gjetur zgjidhje edhe për ata qindra kosovarë që po vazhdojnë të qëndrojnë në këto pika strehimi.

Mobi Casa

Në një intervistë eksluzive për lajmi.net, Ambasadori hungarez bëri të ditur se në këto vendstrehime, vazhdojnë të qëndrojnë vetëm ata persona që e kanë shkelur ligjin e Hungarisë, ndërsa, sipas tij, pjesa tjetër janë liruar.

Ambasadori Balla, duke komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë, ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje, për të kaluar nga ky ngërç politik.

Duke folur me një shqipe të rrjedhshme, që do t’i “kompleksonte” shumë shqiptarë, Balla tha se mungesa stabilitetit politik në Kosovë, rrjedhimisht do të ndikonte edhe në vendet e rajonit, pasi që, siç u shpreh, Kosova është i vetmi shtet në rajon që kufizohet me pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor./albinfo/

– See more at: http://lajmi.net/balla–kosovaret-ne-hungari–presin-reagimin-e-prishtines-zyrtare–video-_100074883.html#sthash.EoMXJw61.dpuf