Klubet e striptizit dhe kazinotë kontrollohen nga Policia
Stacioni policor në Bujanoc me pjesëtarët e saj ka marr aksion për të kontrolluar klubet e natës dhe kazinotë që veprojnë ilegalisht në këtë qytet.
Në një aksion të policor të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, janë kontrolluar disa klube të natës në Bujanoc, sidomos ato të striptizit ku “vallëzojnë” vajza të ardhura nga qytete të Serbisë, si Nishi, Novi Sadi, Beogradi etj.
Gjatë kontrollimit policor të shoqëruar edhe nga inspektorati përkatës, pjesëtarët e njësisë së komunikacionit kishin bllokuar pjesë të rrugës së Kosovës në Bujanoc, aty ku edhe kryheshin kontrollet në këto klube.
Përveç striptizë bareve, Titulli ka mësuar se kontrolle janë zhvilluar edhe në kazinotë që veprojnë në këtë qytet. Nuk ka njoftime nga organet policore në Bujanoc për mbyllje apo shoqërimin në polici të pronarëve të klubeve të natës apo “valltareve”.
Sipas fjalëve të zëdhënësit të Departamentit të policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, në aksion kanë marrë pjesë rreth 100 policë dhe 10 inspektor taksash.
“Ky aksion koordinohet nga polica, bëhet fjalë për kontroll dhe bastisje të lojrave të fatit dhe kazinove në territorin e Vranjës, Vranjska Banjës, Vlladiçki Hanit, Bujanocit dhe Preshevës”,ka thënë Stamenkoviq.
Departamenti i policisë në Vranjë ka paralajmëruar për të shtunën daljen me një kumtesë zyrtare me të gjitha të dhënat mbi këtë aksion.
Vlen theksuar se rreth hapjes së klubeve të natës në komunë të Bujanocit, në një prononcim për portalin informativ Titulli, kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu kishte thënë se “ato duhet të mbyllen, pasi po e prishin rininë dhe janë shkaktarë të dhunës mes të rinjve shqiptar”.
Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal, në bazë të informacioneve jozyrtare, në komunë të Bujanocit veprojnë rreth dhjetë striptizë bare, ndërsa vetëm një është i regjistruar që kryen këtë veprimtari./Titulli.com/


