Takimi tradicional “Ditët e mërgatës”, në Banjë të Sjarinës me 9 gusht
Medvegjë – Nën patronatin e Kuvendit Komunal të Medvegjës dhe shoqatës humanitare “Medvegja” nga Zvicëra, të shtunën me datën 9 gusht në Banjë të Sjarinës do të mbahet takimi tradicional “Ditët e mërgatës”.
Pjesa qëndrore e takimit tradicional do të mbahet tek kompleksi “Gejzeri” filluar nga ora 19-të.
Sipas organizatorëve, do të ketë program të pasur kulturor dhe artistik ndërsa mysafir special do të jetë aktori i famshëm, Çun Lajçi.
Mërgata shqiptare vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm i ndihmimit të popullatës shqiptare në komunën e Medvegjës qoftë në formë individuale, qoftë në formë të organizuar. Nga aktiviteti i formës së organizuar duhet veçuar sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra, Fondin Humanitar për Luginë të Preshevës, shoqatën “Ilirët” etj.
Pas përmbytjeve devastuese në Medvegjë, ky takim do të jetë një mundësi e mirë që mërgata të njoftohet nga afër me dëmet e shkaktuara në Medvegjë nga fatkeqësia elementare. Si pasojë e përmbytjeve, shumë familje shqipëtare dhe fshatra me shumicë shqipëtare kanë pësuar dëme evidente materiale të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente. (mepress.info)

