Uji Dea

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Policia italiane në San Martini di Lupari, provincë e Padovës mundën të kapnin një bandë hajdutësh e përbërë nga shqiptarë. Banda kishte vjedhur me dhjetëra apartamente , shtëpi e vila, në fillim në zonën nga Monza në Milano dhe më pas në Padova.

Të katër anëtarët e bandës, ndonëse të rinj, kanë precedentë penalë për vjedhje dhe rrahje. Katër hajdutët shqiptarë të prangosur janë: Pëllumb Haxhiaj – 21 vjeç; Zef Mataj – 21 vjeç; Ervis Sigi – 22 vjeç;
Gjon Ndocaj – 22 vjeç. Të gjithë janë nga zona e Mirditës dhe Lacit.

Shefi i bandës Petrit Uksani i shpëtoi prangave dhe u shpall në kërkim.

FIDANISHTJA

Shtatë shqiptarë të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, si informatorë e strehues të anëtarëve të bandës.

Hajdutët shqiptarë bënin jetë luksi me veshje firmato, makina luksoze dhe frekuentonin klubet e natës ndër më të shtrenjtit në Milano.

Karabinierët u kapën hajdutëve sende të vjedhura me vlerë 30 000 euro, ndër to orë markash të njohura, përfshirë 3 orë Rolex, celularë, tableta, laptopë, varëse floriri markash të njohura, si edhe 700 franga zvicerane e 4 000 euro kesh. /shekulli/