UBT

Vajza nga Serbia ofrojnë trupin në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vajza nga anë të ndryshme të Serbisë ofrojnë shërbimet e veta seksuale nëpër klubet e natës në rajonin e Bujanocit e të Preshevës.

Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, transmeton Koha. net , në këto rajone me popullatë kryesisht shqiptare, këto vajza punësohen si valltare, kameriere e këngëtare dhe zyrtarisht marrin nga 50 euro për një mbrëmje e për shërbime jo zyrtare shpesh paguhen me ndonjë unazë, telefon mobil, parfum apo dhe me ndonjë fustan firme.

“Është fshehtësi publike se nëpër klube e bare në territoret e Preshevës e të Bujanocit, pronarë të të cilëve janë shqiptarë, punojnë vajza kryesisht nga Serbia”, citon Novosti Slagjan Ristiqin, zyrtar policor serb për delikte gjaku e seksi.

FIDANISHTJA

Ai sqaron se “zyrtarisht” ato punojnë nëpër këto klube, e jo zyrtarisht ofrojnë shërbime seksuale. Dhe e gjithë kjo bëhet në baza vullnetare, kështu që nuk ka kallëzime penale për raste të tillë, thotë ai.

Ai ka shtuar se këto femra janë kryesisht nga Vojvodina, Beogradi, Nishi …

Pas një qëndrimi nëpër këto lokale, ato shkojnë në Maqedoni, saktësisht në Gostivar e në Tetovë dhe nëpër lokale të ngjashme që i mbajnë shqiptarët e pastaj e3dhe në Bosnjë e Kosovë. (Foto ilustrim)
© KOHA.net