Mobi Casa

Si të kuroni pickimin e mushkonjave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra sesi të kujdeseni për lëkuren tuaj nga pickimi i mushkonjave.

Akulli- Sapo pikaset pickimi, aplikoni një kub akull në pjesën e pickimit, në mënyrë që shenja të zhduket. Shmangni vendosjen direkt në lëkurë, por rrethojeni akullin me një copë fashe.

Lëkura e bananes- Vendoseni pjesën e brendshme të lëkurës së bananes në pjesën e pickimit.

Mjaltë- Edhe mjalti është një zgjidhje shumë e mirë kundër pickimit të mushkonjave. Aplikojeni direkt në lëkurë dhe mbajeni për gjysëm ore.

Uji Dea

Sodë- Përzieni pak sodë me mjaltë dhe uthull dhe vendoseni në pjesën e pickimit.

Limon- Shtrydhni pak lëng limoni në pjesën e pickimit. Kjo gjë do të pengojë ënjtjen dhe kruarjen.

Qepa- Edhe qepa është një zgjidhje natyrale kundër pickimit të mushkonjave. Vendosni pak qepë në pjesën e pickimit.

Kripë- Vendosja e disa brezave kripë në pjesën e pickimit, do të shmangë kruarjen.