Eko Higjiena

Violeta fillon dhe mbaron ditën me kafe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

E angazhuar në shumë dasma dhe ahengje familjarë, këngëtarja Violeta Kajtazi deri në shtator nuk do të vijë më ndonjë këngë të re. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në një intervistë për gazetën Tribuna, duke treguar se këtë projekt ia ka besuar Fatmir Mujës.

“Po mendoj në shtator ta lansoj këngën time të re, unë ia kam besuar Fatmir Mujës këtë projekt, ai vendos a do të ma bëjë këngën baladë apo ritmike e kësaj kënge padyshim që do t’ia bëj edhe videoklipin”. Pasi që nuk e di se çfarë këngë do t’ia punojë Fatmiri, dëshira e saj është që kjo këngë të jetë baladë, pasi që baladat ajo i konsideron si më të lezetshme.

FIDANISHTJA

“Unë balada nuk kam pasur shumë vetëm një baladë e kam pasur e të gjitha këngët tjera i kam ritmike, por për me dalë një këngë e mirë dhe e lezetshme, më bukur baladë”, ka shtuar tutje këngëtarja…(Tribuna).