UBT

“New York Times”: Raporti i Williamson, një goditje për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

E përditshmja amerikane, “New York Times”, vlerëson se raporti i Prokurorit Special të Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, i cili paralajmëron ngritje të aktakuzave ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, është një goditje për Kosovën.

Deklaratat e zotit Williamson janë një goditje për Kosovën, një vend të varfër që ka qenë duke luftuar për të gjetur legjitimitet ndërkombëtar që kur shpalli pavarësinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Konkluzat e tij ka shumë të ngjarë të jenë mirëpritur nga Serbia, e cila ka argumentuar gjatë që drejtësia ndërkombëtare është fokusuar në mënyrë të padrejtë vetëm në serbët e dyshuar për krime lufte”, shkruan e përditshmja amerikane “New York Times”.

Më tej kjo gazetë njofton që “të martën, qeveria e Kosovës tha se ishte e vendosur të bashkëpunojë me hetuesit. Petrit Selimi, Zëvendësministri i Jashtëm, tha se raporti i Zotit Williamson nuk ofroi elemente të reja.

ARKATANA

“Lufta e Kosovës ishte një kauzë e drejtë për liri e mbështetur nga bota e lirë, derisa individët të cilët dyshohen se mund të ishin të angazhuar në sjellje të paligjshme nën ombrellën e një ushtrie guerile duhet të përballen me drejtësinë,” tha Selimi në një deklaratë dërguar me e-mail për “New York Times”, transmeton Gazeta Blic.

“Aktakuza e mundshme kundër udhëheqësve të UÇK-së vijnë përndryshe më shumë se një dekadë pasi kanë ndodhur krimet e pretenduara të luftës. Përndryshe kjo nuk paraqet një kufizim kohor për krime të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare”, shkruan “New York Times”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.