Ka nevojë për një komision të përhershëm kushtetues
Parlamentit të Kosovës tash e sa kohë i ka munguar një komision i përhershëm i cili do të merrej me çështjet kushtetuese.
Këtë bindje e kanë njohësit dhe hartues të Kushtetutës së Kosovës.
Roli i komisionit kushtetues brenda Kuvendit, sipas tyre në masë të dukshme do të evitonte rastet e shumta që shkojnë në gjykatën Kushtetuese, shkruan Tribuna.
Siç thonë ata neglizhenca është njëri ndër shkaqet për mosformimin e këtij komisioni.


