ARKATANA

Familja Bajrami nga Suharna e Bujanocit në presion nga autoritetet serbe

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Familja disa anëtarëshe e Bajram Bajramit në Malësin e Bujanocit çdo ditë e më shumë po përballet me presionin e autoriteteve serbe, të cilët në mënyra të ndryshme po mundohen ta dëbojnë nga shtëpia e tyre.

Shtëpia e familjes Bajrami dhe makinerit e seksionit të pylltarisë së Vranjës, të cilët qëllimisht ia parkojnë afër shtëpisë

Familja Bajrami nga Suharna vendbanim ky që gjendet në Malësinë e Bujanocit (kufizohet me komunën e Vranjës), ka përjetuar shumçka, duke filluar nga therrja e bagëtive, rrahja e familjarëve deri tek kërcënimet me vdekje nga sërbët e Vranjës me të vetmin qëllim, që ta braktisin shtëpinë, pasurinë dhe tokën e tyre.

Selami Bajrami djali i Bajram Bajramit i ka thënë portalit informativ BujanociNet-it se, “ne nuk e kemi ndërmend ta braktisim shtëpinë dhe pasurinë që e kemi këtu, pamvarësisht se çfar kemi përjetuar nga sërbët, por kërkojmë ndihmë nga autoritetet lokale që të ushtrojnë ndikimin e tyre në organet gjegjëse për t`i ndaluar malltretimet ndaj familje sonë” .

Bajrami gjithashtu potenconë se, ka patur raste kur bagëtit iu kanë vjedhur nga sërbet e Vranjës iu kanë therrur dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë edhe përkundër njoftimit të policisë për rastet e tilla.

“E kemi gjetur kalin e therrur në Vranjë, na kanë mbytur delet, na kanë shkelur më xhip demin, mi kanë rrahur vëllezërit dhe askush deri më sot nuk ka dhënë asnjë sqarim për këto gjëra, edhe pse të gjithë kanë qenë të njoftuar” thotë Bajrami i cili shtonë se presioni ndaj familjes Bjrami shtohet çdo ditë e më shumë. Ditëve të kaluara kësaj familje ka filluar t`i shtojë presion edhe roja e pyllit, një sërb nga Gjilani i cili është caktuar nga seksioni i pylltarisë së Vranjës për ta kontrolluar zonën e Suharnës edhe pse ky vendbanim gjendet në komunën e Bujanocit.

Fundamenti

“Ajo qka është më e keqja se me këtë person nuk mund as të diksutohet, na bllokon rrugët nëpër të cilat kalojmë dhe sigurojmë kafshatën e gojës, dhe nëse ne i largojmë pengesat ai lajmëronë policinë të cilët sa hap e mbyll sytë vijnë duke na bërë presion se nuk duhet të jetojmë aty” thotë Selamia.

Ai gjithashtu potenconë se, ka patur edhe raste kur serbë, persona të thjeshtë kanë shkuar në Suharnë i kanë vjedhur bagëtinë dhe kur vëllezërit i kanë diktuar ata i kanë rrahur dhe askush nuk ka dhënë llogari për këto.

Të gjitha këto familja Bajrami i ka harruar, me rastin e fundit të rojes së pyllit, i cili me metoda të ndryshe po i bënë presion të vazhdueshëm kësja familje me të vetmin qëllim për ta dëbuar nga shtëpia e tyre.

Familja Bajrami është pothujase familja e vetme e cila i jep një fije shpresë Malësisë së Bujanocit, sepse merret me kultivimin e gjedhave, ka rreth 200 krerë lopë, rreth 100 dele, kuaj, makineri pune dhe kështu e tërë familja merren me bujqësi dhe blegtori.

Selamiu thotë se, për asgjë nuk do ta kisha lëshuar shtëpinë, këtu ka jetuar babë e babgjysh, por presioni po bëhet i padurueshëm dhe nuk dua që fëmijëve të mi t`i ndodhë ndonjë e keqe.

Në Malësinë e Bujanocit, gjegjësisht në fshatrat, Suharnë, Novosellë, Çarr, Zarbicë, Priboc, etj, jetojnë jo më shumë se dhjetë familje, me kushte të vështira ekonomike, përveç familjes Bajrami e cila me punë ka arritur ti arrijë të gjitha./BujanociNet/