ARKATANA

VV po e do pushtetin, i frikësohet opozitës me PDK-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje duket se ka vetëm një kusht për të hyrë në qeveri. Të mos mbes në opozitë. Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm që e ka mbajtur këto ditë Lëvizja Vetëvendosje ka diskutuar gjer e gjatë për mundësinë e hyrjes në koalicion me LDK-AAK-Nisma. Një zyrtar i lartë i kësaj lëvizje ka treguar në kushte anonimiteti për disa nga diskutimet që janë zhvilluar në këshill rreth hyrjes në qeveri.

“Ne i kemi shtruar në Këshill shumë prej parimeve tona dhe kushteve që kemi vënë për bllokun. Vërehet qartë se ka një ndryshim kursi të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se lehtë mund të pranojmë qasjen e bllokut ndaj dialogut dhe privatizimit për një çështje tjetër, për të mos mbetur në opozitë”, ka thënë ky zyrtar, transmeton Reporteri.

Ai ka shpjeguar se ka qenë vet zoti Albin Kurti, që si lider i lëvizjes është treguar më praktik, duke harruar parimet dhe teorinë e VV-së.

Fundamenti

“Albin Kurti e ka sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje nëse mbetet në opozitë do të zbehej. Ne kemi vetëm 16 deputetë, PDK ka 37 dhe opozita e saj do të ishte shumë e fuqishme. Ne e njohim PDK-në sa është e fortë në opozitë dhe në Kuvend por edhe në rrethana tjera roli jonë do të zbehej shumë dhe ne rrezikojmë të shënojmë rënie në elektorat.

Po ashtu PDK ka krijuar një qasje në institucione dhe çdo akuzë, çdo pretendim do të mund ta faktonte e që ne e kemi shumë vështirë ta bëjmë”, ka thënë ky zyrtar i VV-së, duke shtuar se edhe sa i përket Listes ‘Srpska’ është diskutuar dhe në parim nuk ka pasur shumë kundërshti të jenë në një qeveri me ta. Këtë madje e konfirmoi zyrtarisht edhe Visar Ymeri nga LVV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.