Fundamenti

Koha po skadon, marrëveshja Blloku – VV nuk po duket askund

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në fillimin e seancës parlamentare për konstituimin e Kuvendit të cilën presidentja e ka thirrur me 17 korrik.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë se me çfarë forcash partitë politike do shkojnë në këtë seancë konstituive.

Blloku LDK-AAK-Nisma, megjithëse tashmë janë regjistruar si një grup i vetëm parlamentarë duke përbërë kështu grupin më të madh, ende nuk kanë numrat e mjaftueshëm për zgjedhur kryetarin e Kuvendit pasi që një marrëveshje e pritur me Vetëvendosjen nuk po shihet askund në horizont.

Edhe pse thuhet që ngecja e marrëveshjes ka mbetur në vetëm dy pika, duket se ato dolën të jenë më të mëdha se sa pritej.

A po ndoshta ka të bëjë fakti siç u paralajmërua mbrëmë në medie, se amerikanët dhe gjermanët nuk e dëshirojnë Vetëvendosjen në qeverisje dhe blloku këtë e ka marrë si urdhër të prerë.

Hidromorava

Sido që të jetë, tashmë dihet që Vetëvendosje para çdo vendimi madhor e hedh atë në referendum të brendshëm i cili sipas Erzen Vraniqit, merr të paktën një ditë të plotë.

“Referendumi i brendshëm merr një ditë të plotë ndërkohë që ende nuk kemi një marrëveshje me bllokun e as ftesë për takim për sot”, ka thënë ai. Megjithatë Vraniqi ka shtuar se në rast të një marrëveshje të liderëve brenda ditës, Vetëvendosje mbase mund të shikoj ndonjë mundësi për veprim të brendshëm.

Ndërkohë duke e ditur se as PDK në anën tjetër nuk ka numrat e mjaftueshëm për të zgjedhur kryesinë e Kuvendit, a do të thotë kjo që vendi qysh nesër mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme?

Kjo mbetet të shihet si do të veprohet nesër, pasi që Kushtetuta e Kosovës nuk e ka paraparë një situatë të tillë dhe nuk është vendosur decidivisht se si do të veprohej në këto raste. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.