Kurti: Dialogu dhe privatizimi, procese që e kanë rënduar Kosovën
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me Puhie Demakun, sekretare për Marrëdhënie me Jashtë, dhe Visar Ymerin, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pritën në takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Mats Staffansson.
Përgjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sferën politike dhe pritjet për ngjarjet e ditëve në vijim.
“Ne kemi insistuar të kemi një marrëveshje të shkruar me koalicionin AAK-LDK-NISMA sepse nuk duam që të kemi qeverisje të njëjtë me atë që kemi parë më herët. Ne besojmë se dy proceset që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën deri më sot kanë qenë dialogu dhe privatizimi, prandaj duam që kahja e zhvillimeve të ndryshojë. Ky është momenti më i mirë për të ndryshuar kursin e dëmshëm”, tha Kurti. /Telegrafi/


