ARKATANA

Mustafa: Nëse është nevoja të enjten qëndrojmë në këmbë në Kuvend, nuk do të ketë përplasje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se të enjtën në Kuvendin e Kosovës, nuk do të ketë përplasje.

Ai ka thënë se janë të pabaza parashikimet për përplasje në Kuvend. Mustafa në një mesazh në Facebook, shkruan se “nëse është nevoja, deputetët do të qëndrojnë edhe në këmbë, gjatë gjithë mandatit”

Mesazhi i plotë i Mustafës:

UBT

Kush dhe pse parasheh përplasje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 17 Korrik?!

Në këtë seancë do të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Asnjëri nga ne deputetët nuk kemi marrë mandate për përleshje, por për të realizuar në mënyrën më të mirë interesin e qytetarit. Prandaj janë të pa baza dhe qëllimkëqija të gjitha fjalët dhe parashikimet që ditëve të fundit po dalin në media se seancën konstituive të Kuvendit e pret konflikti ndërmjet deputetëve. Nëse është e nevojshme ne do të qëndrojmë në këmbë, jo një seancë por gjatë gjithë mandatit, por nuk do të lejojmë që të rrezikohet organi më i lartë legjislativ i Kosovës , që të prishet imazhi dhe të devijohet roli i tij. Megjithatë, apelojmë që të gjithë ne të respektojmë Rregulloren e Kuvendit, vendimet e Kryesisë së Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Isa Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.