VV-ja heq dorë nga “qeveria emergjente”
Në vazhdën e thyerjes së shumë ‘parimeve’, partia e Albin Kurit- Lëvizja Vetëvendosje ka bërë edhe një hap tjetër. Ajo i ka rënë pishman deklarimeve që është për një ‘qeveri emergjente’ prej afro dy vitesh dhe të shkohet në zgjedhje të reja.
Vetëvendosje ende nuk ka arritur në një marrëveshje me bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, por drafti i propozuar nga kjo parti më nuk e përfshinë ‘qeverinë emergjente’.
Nëse kushtet e Vetëvendosjes nënshkruhen nga blloku opozitar, një gjë që është paralajmëruar të ndodh të dielën, por ende nuk ka ndodhur, Vetëvendosje pranon që të hyjë edhe në Qeverinë Haradinaj II dhe atë të mos e rrëzoi për dy vite, por ta lërë që të përfundoi mandatin.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është dhënë një shpjegim publik se pse u hoq dorë nga ‘qeveria emergjente’.

