ARKATANA

Kosova e Shqipëria duhet të forcohen ekonomikisht e ushtarakisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ermira Babamusta është eksperte e punëve të jashtme. Ajo ka shërbyer në administratën e presidentit Barak Obama, si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale të presidentit Obama në 2008 & 2012.

Në Senatin dhe Kongresin Amerikan ka punuar si eksperte e punëve të jashtme. Ka punuar edhe në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York. Babamusta është shpallur “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajës” nga Instituti i Paqes “Kessel” dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan.
Babamusta flet për rubrikën “7 Shkronjat” në “E diela me Koha Ditore”:

Kombi: Në Harvard kam mësuar piramidën e rëndësisë, propozuar nga dr. Derek Reveron dhe James Cook: (1) jetësore, (2) të rëndësishme dhe (3) periferike. E para ka të bëjë me mbijetesën e shoqërisë, e sistemit për të mbrojtur mirëqenien, sigurinë dhe lirinë e vendit. Për çfarë jemi të gatshëm të vdesim.

FIDANISHTJA

E dyta ka të bëjë me mbrojtjen e interesave të rëndësishme (p.sh. ndalimi i gjenocideve). Dhe e treta kë mund të financojmë, ose interesa me më pak rëndësi. Mbi të gjitha përcaktimi i strategjisë që lidh mënyrat dhe arritjet tregon suksesin e objektivave.

Sipas Reveronit dhe Cookut strategjia është në dy nivele: (1) strategjia e madhe, që përfshin nivelet më të larta diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, për shembull ‘strategjia e sigurimit kombëtar’, përgatitur nga presidenti për t’iu përgjigjur një sfide dhe (2) ‘strategjia teatrale’, e cila bazohet në strategjinë e madhe nacionale, për të zhvilluar vizionin dhe implementimin e funksioneve dhe koordinimin e aktiviteteve/veprimeve… (“E diela me Koha Ditore”)