Hidromorava

Haziri: Do ta kemi kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me 84 vota për, gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së e kanë miratuar koalicionin pas zgjedhor LDK-AAK-Nisma.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se në rastin e abstenimeve respekton qëndrimet e kolegëve të partisë.

“Por, shumica absolute e kanë mbështetur koalicionin si akt politik dhe rrugën politike që ka me kalu LDK prej sot e deri në konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Haziri në emisionin Argument Plus në RTV21.

I pyetur për deklaratat e disa deputetëve të LDK-së që nuk janë deklaruar të entuziazmuar për koalicionin, Haziri shton: “Shumica e madhe e LDK-së nuk janë të entuziazmuar me marrëveshje, se ne e kemi nominuar për kryeministër Isa Mustafën. Por, tash jemi pajtuar për koalicionin e shpresës”.

Eco Higjiena

Haziri thotë se LDK do ta ketë kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa shton se ka përafrime të qëndrimeveve me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Grupet tona punuese që janë formuar dje, do të punojnë në parimet si dialogu dhe privatizmi, si dhe orientimet e përbashkëta për qeverisja të mirë”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.