UBT

Ramushi me vëlla, dajallarë e “akraba” në Kuvendin e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e identifikuar si partia e Rajonit të Dukagjinit e drejtuar nga lideri Ramush Haradinaj ka pasur sfidat e saj, duke shënuar rënie të besimit qytetarë nga viti zgjedhor në tjetrin, ndërsa arsyetimi i zyrtarëve të saj për këtë “humbje” të besimit të elektoratit ka qenë mungesa e liderit , i cili për shumë kohë është përballur me drejtësinë ndërkombëtare.

AAK-ja ka në Kuvendin e Kosovës 11 deputetë, 8 prej tyre janë nga Rajoni i Dukagjinit apo “Aleanca e Dukagjinit” në Kuvendin e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e identifikuar si partia e Rajonit të Dukagjinit e drejtuar nga lideri Ramush Haradinaj ka pasur sfidat e saj, duke shënuar rënie të besimit qytetarë nga viti zgjedhor në tjetrin, ndërsa arsyetimi i zyrtarëve të saj për këtë “humbje” të besimit të elektoratit ka qenë mungesa e liderit , i cili për shumë kohë është përballur me drejtësinë ndërkombëtare.

Kthimi i liderit Ramush Haradinaj në Kosovë gjallëroi partinë, ndërsa entuziazmi nuk mungoi nga lideri i cili edhe u vetëshpallë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, duke e menduar bashkëqeverisjen me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Mirëpo, zgjedhjet lokale të vitit 2013, ‘zbehu’ tërë atë entuziazëm, të liderit dhe gjithë anëtarësisë së AAK-së, derisa ky subjekt nuk doli mirë me besimin qytetarë, madje as edhe atje ku e ka gjenezën, konkretisht në Dukagjin.

ARKATANA

Pra, në zgjedhjet lokale, AAK-ja, humbi Pejën dhe Gjakovën, ndërsa arriti ta mbajë Deçanin dhe fitoi qeverisjen në Obiliq.

Edhe përkundër kësaj ‘disfate’ të AAK-së në Dukagjin, ajo nuk u dorëzua dhe garoi në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, por që nuk doli të jetë parti e preferuar e qytetarëve, derisa arriti të mbledhë vetëm 69.793 apo 9.54 për qind të votave.

Me këtë përqindje të fituar të besimit të elektoratit, AAK-ja në Kuvendin e ri do të jetë e përfaqësuar me 11 deputetë, ndërsa tetë prej tyre i takojnë Rajonit të Dukagjinit.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Dukagjini do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ka marrë 39.357; Daut Haradinaj – 9.095; Pal Lekaj – 6.991 vota; Bali Muharremi – 6.135 vota; Donika Kada – 4.794; Time Kadrijaj – 5751 vota; Lahi Ibrahimi – 4.309 vota, Rrustem Berisha – 5.663 vota.

Kështu, llogaritur votat e këtyre deputetëve të Dukagjinit, del se diku 80 për qind e votove të AAK-së janë nga elektorati dukagjinas, që bënë të mendohet se AAK-ja po kthehet në etnogjenezën e saj, aty edhe ku e ka fillin ky subjekt. /Botapress/