Hidromorava

Paragjykimi i Gjykatës Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka paragjykuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në rastin e ankesave të prokurorëve Shyqyri Syla dhe Laura Pula, ende pa u nxjerr ai, shkruan sot Koha Ditore.

Kur ka vendosur që ankesat e prokurorëve, kandidatë për kryeprokuror të Shtetit t’i shpallë të pranueshme është arsyetuar se Gjykata Themelore, Departamenti Administrativ nuk është efikas.

“Megjithatë, Gjykata (Kushtetuese v.j.) vëren se, edhe në qoftë se ka mjete juridike, në rastin e parashtruesit (Shyqyri Syla v.j.) nuk janë dëshmuar si efikase. Për më tepër, duke marrë parasysh specificitetin e procedurës se zgjedhjes për postin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe domosdoshmërinë që kjo të bëhet në kohën e duhur, Gjykata është e mendimit që nuk ka mjete juridike për shterim”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Hidromorava

Në fakt, ankesat e kandidatëve në gjykatën e rregullt nuk ishin shqyrtuar ende. Në këtë mënyrë nuk ishin shterur mjetet juridike siç parashihet me pikën 7 të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Megjithatë Kushtetuesja i ka shpallur të pranueshme dhe ka vendosur të anulojë vendimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të Shtetit duke urdhëruar kthimin e procesit në fillim me arsyetimin se kishte shkelje kushtetuese në dëm të dy kandidatëve nga Këshilli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.