UBT

11 nxënës shqiptarë janë paraqitur në afatin e parë të regjistrimit për shkollë të mesme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Medvegjë – Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Serbisë ka shpallë rezultatet e rrethit të parë të regjistrimit në shkolla të mesme në Serbi.

Në afatin e parë të regjistrimit në shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla në Medvegjë”, në drejtimin teknik i ekonomisë janë regjistruar 21 nxënës, në drejtimin teknik i turizmit, 15 nxënës, në drejtimin teknik i makinerisë për konstruktim kompjuterik, 7 nxënës. Sa i përket paralelës në gjuhën shqipe, në drejtimin teknik i ekonomisë janë regjistruar 11 nxënës.

ARKATANA

Kuota e përgjithshme për çdo drejtim është 30 nxënës. Listat e dëshirave për rrethin e dytë të regjistrimit dorëzohen sot, ndërsa lista përfundimtare e nxënësve të pranuar do të publikohet me 12 korrik kur zyrtarisht do të mbarojë regjistrimi në shkolla të mesme. (mepress.info)