Labi: Daljen në protesta e kemi obligim
Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi po vjen me këngën e tij të re, këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një intervistë për gazetën Tribuna.
Ai ka treguar se kush e ka punuar këngën, ndërsa ka zbuluar se kjo këngë nuk do të ketë videoklip. ”Këngën e ka punuar Shkumbin Nebihu-Bini, e besoj që për një javë do të dalë në treg.
Kënga titullohet ‘Ah dashnore’ dhe është një këngë ritmike”, ka treguar Labi, duke shtuar se përveç kësaj kënge, nuk është duke punuar njëherë ndonjë projekt tjetër muzikor.
“Nuk jam duke punuar ndonjë projekt tjetër muzikor për momentin, zakonisht gjatë sezonit veror nuk punoj për projekte muzikore për shkak se jam shumë i angazhuar. Në shtator mandej filloj të punoj për to”, ka shtuar tutje këngëtari…(Tribuna).

