United Hospital

Rexhepi: Çështja e “Parkut të Paqes” dhe “Car Llazari” zgjidhen me dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se çështja e “Parkut të Paqes”, por edhe ndërtimi i Sheshit “Car Llazari” në Mitrovicë duhet të zgjidhen përmes kanaleve politike.

Rexhepi ka thënë se Policia e Kosovës akoma nuk ka marrë urdhër për të hequr barrikadën mbi lumin Ibër, sepse, sipas tij “nuk ka pasur arsye” për një gjë të tillë.

“Policia nuk e ruan bllokadën, por policia është për të parandaluar ndonjë incident ndëretnik. Kjo nuk është punë e policisë, por kjo është punë e politikës që të mirren vesh dhe t’i largojnë. Policia nuk është ajo që e ka përgjegjësinë që të heqë atë, ajo kur i merr urdhrat vepron. Mirëpo ende nuk ka marrë urdhra, sepse nuk ka pasur arsye, kjo gjë duhet të kryhet me kanale të tjera”, tha Rexhepi për RTK.

Duke folur për fillimin e ndërtimit të Sheshit “Car Llazari”, Rexhepi ka pranuar se nuk ka shumë informacione për këtë çështje.

Uji Dea

Gjithsesi, ai e ka parë si hap pozitiv heqjen e një pjese të konstruksionit të betonit në Parkun e Paqes mbi lumin Ibër.

“Unë nuk e di planin e detajuar, por bazuar në informacionet që ata i plasojnë, unë e di që disa këshilltarë të komunitetit serb kanë marrë një vendin në një seancë të Kuvendit Komunal. Detajet nuk i dimë, por disa inspektorë të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor kanë shkuar të inspektojnë. Deri më tani nuk kemi të dhëna se po punohet në atë drejtim. Natyrisht se ata do të sugjerojnë se çdo gjë, përveç vendimit komunal, duhet të jetë edhe në harmoni me planin rregullativ që ende nuk e ka Mitrovica. Unë shpresoj se do të jenë të përgjegjshëm dhe do të veprojnë në atë mënyrë”, tha ai.

Rexhepi tha se “lajmi i fundit është tash se ata e kanë hequr atë pjesë të konstruksionit të betonit në parkun e famshëm të urës dhe ky është një hap i mirë”. /RTK/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.