UBT

Hajduti i arrestur në Medvegjë tenton të arratiset nga gjyqi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Medvegjë/Lebanë – I dyshuari për disa vjedhje të rënda në Medvegjë, M.S. (29) nga Lebana gjatë dhënies së deklaratës tek prokurori në godinën e Gjykatës Themelore në Lebanë ka tentuar të arratiset duke kërcyer nga dritarja e zyrës me ç’rast ka fituar lëndime të rënda trupore.

“I dyshuari pas kërcimit dhe lëndimit është mjekuar në spitalin e Leskocit. Pas kujdesit mjekësor, i dyshuari është dërguar në Burgun e qarkut të Leskocit dhe është jashtë rrezikut për jetën” ka thënë zëdhënësi i Drejtoratit policor në Leskoc, Boban Zdravkoviq.

Uji Dea

Policia të shtunën ka arrestuar B.M. dhe M.S. (30) nga Lebana, për të cilët dyshohet se në territorin e komunës së Medvegjës në disa shtëpi kanë vjedhur para dhe ari në vlerë prej rreth 700 mijë dinarë. (mepress.info)