ARKATANA

Djali i Jonuz Musliut arratiset nga stacioni policor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Djali i Jonuz Musliut, ish-komandantit të UÇPMB-së, ka arritur të arratiset nga stacioni policor në Bujanoc, ku po mbahet nën dyshimet për kontrabandë me këpucë. Në makinën e Fatlum Musliut, sipas policisë, u gjetën 220 palë këpucë, produkte për të cilat, i dyshuari nuk posedonte dokumente.

Po ashtu, makina e tij kishte targa të rreme, raporton Radio OK.

FIDANISHTJA

Ende mbetet e paqartë se si arriti të largohej nga stacioni policor, por ndaj tij tashmë ka nisur ndjekja për kontrabandë dhe për ikje nga stacioni policor. /Telegrafi/