United Hospital

VV dhe Srpska e çojnë vendin në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Blloqet e krijuara mes PDK-së në njërën anë dhe LDK-së në anën tjetër, duhet të shkrihen ose vendi rrezikon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky mesazh pritet që brenda ditësh t`u kumtohet liderëve të partive kryesore në vend nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Deri te kjo situatë do të vijë pasi që të dyja blloqet, qoftë ai i PDK-së apo blloku LDK-AAK-Nisma, nuk do të mund t`i arrijnë 61 deputetë pa e pasur në koalicion Lëvizjen Vetëvendosje ose Listën Srpska. Varësia e Qeverisë së ardhshme nga këto dy subjekte parlamentare del të jetë e papranueshme për shkaqe krejtësisht të ndryshme.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend e vlerësojnë pozitivisht evoluimin e Vetëvendosjes por nuk mendojnë se Qeveria e ardhshme duhet të hyjë në aventura sa i përket dialogut me Serbinë.

Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje ka evoluuar në qëndrimin e saj, por insistimi që të mos krijohet Asociacioni i Komunave Serbe do të çonte në dështimin e marrëveshjes së Brukselit, gjë që është e papranueshme.

Arsye krejt tjera, kanë bërë që i papranueshëm të jetë edhe koalicioni që do të varej nga nëntë deputetët e listës Srpska…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.