Eko Higjiena

Prokurimi me shkelje në Agjencinë Kundër Korrupsionit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur parregullsi në Agjencinë që merret me luftimin e korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Një kontratë për servisimin e veturave dhe blerjen e biletave për zyrtarët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit është gjetur se nuk ka shkuar në përputhje me ligjin.

FIDANISHTJA

Në raportin e hulumtimit për vitin 2013, Auditori ka konstatuar defekte në menaxhim në këtë Agjenci, ndonëse nuk ka më shumë se 40 punëtorë dhe një buxhet gati gjysmë milioni euro.

Megjithatë, AKK-ja është lavdëruar për zbatimin e disa rekomandimeve të një viti më parë lidhur me procedurat që duhej të ndiqte në prokurim publik. Në raport thuhet se AKK-ja gjatë vitit 2013 ka shpenzuar gjithsej 447.939 euro.