UBT

Kadare: Vdekja e Agollit, njoftim tronditës i këtij dimri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare e ka konsideruar lajmin për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit, një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri.

Mobi Casa

Nga Parisi, Kadara është shprehur: “Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve”./ATSH