Nënshkruhen kontratat për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Tërrnoc dhe Turi
Drejtori i drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti, të martën ka nënshkruar dy kontrata me vlerë të përgjithshme mbi 11 milion dinarë, së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Në bazë të kësaj kontrate në fshatin Tërrnoc të Buajnocit do të asfaltohen dy rrugëve sekondare, njëra në lagjen haxhimusa tek famijla e Leskajve dhe tjetra te çezma në lagjes Terzi, vlera e të cilave kap shumën afër 6 milion dinarë.
Ndërsa kontrata e dytë që u nënshkrua ka të bëjë me asfaltimin e rrugës në fshatin Turi të komunës së Bujanocit, projekt ky që kap vlerën 5 milion e 500 mijë dinarë. Direksioni 1Punët rreth asfaltimit të rrugëve të lartpërmendura Drejtorati për ndërtim ia ka besuar kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva. Punët pritet të fillojn gjatë kësaj jave dhe do të përfundojn në një afat kohorë prej 30 ditësh.
Banorët e lagjeve në Tërrnoc shprehen të gëzuar lidhur me nënshkrimin e kontratës, sepse sipas tyre deri më sot askush nuk e kishte parë të udhës që këto rrugica të asfaltohen, gëzim të veçant kanë shprehur banorët e Turijës, ata thonë se, asfaltimi i rrugës, në këtë vendbanim është një dëshmi e mbajtjes së premtimit të kryetarit të komunës Nagip Arifi, i cili në fillim të mandatit të tij e tha një gjë të tillë dhe nuk priti që ta realizojë në fund. Banorët e këtij vendbanimi prioritet të veçant deri më tash e kanë patur asfaltimin e rrugës./BujanociNet/


