UBT

Aliu: Gati konstituimi i këshillit të fshatit Pogragjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën “Agro-Eko” të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, do të nis sot projektin e themelimit e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve apo lagjeve urbane.

Konstituimi i Këshillave do të nis sot më 2 korrik 2014 në fshatin Pogragjë, në ora 17:30, ku përfshihen edhe fshatrat: Bilinicë, Llovcë, Sllubicë, Inatoc-Kokaj.

Në takimin e djeshëm të mbajtur nga Komisioni Komunal për themelimin e Këshillave të fshatrave, të cilin e kryeson Avdyl Aliu, është njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të mbajtur zgjedhjet në tri fshatrat e planifikuara për këtë fazë.

ARKATANA

Anëtarët e këtij Komisioni kanë falënderuar Ambasadën Amerikane për mbështetjen që po i jep Komunës së Gjilanit për këtë projekt të rëndësishëm për avancimin e demokracisë në Gjilan.

Ndërkohë, më 3 korrik 2014 do të konstituohet Këshilli në fshatin Zhegër në ora 17:30, në të cilin pëfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj, Selishtë, ndërsa në fshatin Livoçi Ulët Këshilli do të themelohet më 4 korrik 2014 në ora 17:30, për të vazhduar edhe me konstituimin e këshillave tjerë në fshatra, vendbanime apo lagje urbane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.