Tahiri: Serbia është pajtuar ta heq barrikadën
“Barrikada do të hiqet shpejt, sepse këto barrikada tregojnë se Serbia ka shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen për lëvizje të lirë. BE e njeh si shkelje të marrëveshjes. Ka rezultate dhe shumë shpejt do të hiqet”, tha zv.kryeministrja Edita Tahiri.
Qeveria e Kosovës ka intensifikuar veprimet dhe kontaktet me Brukselin në mënyrë që barrikada e rivendosur me lumin Ibër në Mitrovicë të hiqet sa më shpejt.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka deklaruar se Serbia ka pranuar që ta heq barrikadën në urën e Ibrit.
“Në bazë të informacionit zyrtar që kam nga Bashkimi Evropian, Serbia është pajtuar që ta heq barrikadën”, tha Tahiri, duke shtuar se barrikada do të hiqet shumë shpejt.
“Barrikada do të hiqet shpejt, sepse këto barrikada tregojnë se Serbia ka shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen për lëvizje të lirë. BE e njeh si shkelje të marrëveshjes. Ka rezultate dhe shumë shpejt do të hiqet”, tha zv.kryeministrja Tahiri për RTK.
Më tej, Tahiri ka thënë se nuk është problem Goran Rakic, por mentaliteti i Serbisë, që sipas saj është mentalitet i të shkuarës. /rtk/


