Hidromorava

Shqipja si gjuhë zyrtare pëdoret shumë pak, paralajmëron kryetari i Këshillit Kombëtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Medvegjë – Në debatin e parë publik për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorim zyrtar të gjuhëve dhe shkrimeve, të organizuar nga Ombudspersoni serb, Sasha Jankoviq në Beograd, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ne Serbi, Galip Beqiri ka theksuar nevojën e ndryshimit të këtij ligji, njofton shërbimi për informim i KKSH-së.

Beqiri citohet të ketë thënë se ligji kinse shqiptarëve u lejon përdorimin zyrtar të gjuhës amëtare ndërsa në anën tjetër nuk saktëson obligimet e administratës, kështu që gjuha shqipe shumë pak aplikohet.

Hidromorava

Mbi të gjitha Këshilli Kombëtar kërkon që organet komunale dhe shtetërore të zbatojnë zyrtarisht gjuhën shqipe gjatë punës së tyre të përditshme administrative.

Në debat, ndër të tjerë ishin prezentë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, këshillave kombëtarë, akademikë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Konkluzioni i këtij debati do t’i dërgohet qeverisë me qëllim që ligji të jetë më konciz dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare si dhe të parashihet edhe institucioni konkret me kompetenca të qarta që do të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji. (mepress.info)