FIDANISHTJA

Shpjegim për Rona Nishliun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, e cila është me prejardhje nga Mitrovica, si duket nuk po mundet të rrijë duarkryq karshi ndodhive të fundit në vendlindjen e saj. Meqenëse situata atje po vazhdon të jetë e ndryshueshme, Rona në faqen e saj zyrtare në rrjetin sociale ‘Twitter ka bërë pyetje.

“A di dikush me ma spjegu këtë punë?”, ishte mbishkrimi i këngëtares, ndërsa në rreshtat më poshtë, po shpjegojmë pak për këngëtaren se çfarë po ndodh.

Megjithëse ura mbi Ibër, që ndante Mitrovicën në të veriut e të jugut, dje ka gdhi pa barrikadën, që ishte vendosur tri vjet më parë, ajo sërish është vendosur nga qytetarët serb.

ARKATANA

Madje, Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me serbët e kësaj pjese ka mbjellë pishat mbi saksitë e betonit dhe këtë po e quan “Parku i Paqes”.

Ai ka thënë se këtë veprim për ribllokimin e urës po e merr në koordinim të plotë me qeverinë e Serbisë. I pranishëm gjatë gjithë aksionit ka qenë edhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. Kujtojmë se ajo u hoq gjatë natës të djeshme, siç raportohet nga vetë ata që e kishin vendosur.