Plaçkitet Fatmir Spahiu
Përditë dëgjojmë për raste vjedhjesh. Papunësia e ka rritur ndjeshëm numrin e plaçkitjeve. Shumë qytetarë ankohen për mos siguri dhe dëmet që u shkaktohen nga hajnat. E, viktimë e kësaj dukurie ka rënë edhe aktori Fatmir Spahiu.
“Indeksonline” mëson se Spahiut, i njohur si ‘’Oki’’ nga ‘’Kafeneja Jonë’’, sot në Gjilan i është vjedhur portofoli që e kishte lënë në veturë.
Plaçkitësit i kanë lënë atij letërnjoftimin dhe kartelat bankare, por i kanë marrë portofolin me të hollat që ishin aty. Sipas aktorit, fatmirësisht nuk ka pasur shumë para.
Mësohet se Spahiu me të qeshur ka thënë: ‘’I falënderoj që nuk ma kanë vjedhur kerrin’’./indeksonline/

