Hidromorava

AKR nuk dorëzohet për pragun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosova e Re nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga “lufta”, për kalimin e pragut zgjedhor prej 5%, që e bën edhe atë pjesë të legjislaturës së pestë në Kuvendin e Kosovës.

AKR aktualisht është jashtë kësaj përbërjeje pasi nga gati 100% të votave të numëruar del sa ka marrë 4.66% ose 32 mijë e 524 vota. Mirëpo subjekti politik që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, pretendon se ka pasur parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve më 8 qershor sidomos në Mitrovicë, atje ku udhëheq kandidati i saj Agim Bahtiri.

ARKATANA

Në një komunikatë të lëshuar të premten AKR ka shprehur shqetësimin për ecurinë e votimeve të dielën. Ata kanë vlerësuar se zgjedhjet e 8 qershorit janë përcjellë edhe me keqpërdorime, por probleme sipas tyre janë paraqitur edhe në procesin e numërimit të fletëvotimeve. “Aleanca Kosova e Re përmes anëtarëve të vet në KVV, ka pranuar fakte të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve, nga të cilat shihet se votat e AKR-së, me apo pa qëllim, u janë bartur subjekteve të tjera politike.

Këto parregullsi dëshmohen me formularin e rezultatit të kandidatëve ku në të njëjtën vend votim, kandidatët kane vota ndërsa subjekti politik AKR-ja nuk ka as edhe një votë të vetme. Deri më tani, AKR ka të identifikuar disa prej rasteve të tilla, të cilat seriozisht e dëmtojnë AKR-në, dhe njëkohësisht abuzojnë me vullnetin politik të votuesit”, ka shkruar AKR në reagimin e saj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.