Shqiptari akuzohet për 55 vjedhje, i mohon të gjitha
Një seri e gjatë vjedhjesh në regjionin Oberösterreich dhe të Salzburgut kishte shqetësuar banorët në këtë regjion. Një shqiptar azilkërkues i moshës 39 vjeçare është arrestuar më 30 maj dhe dyshohet si autor i të gjitha këtyre vjedhjeve, por ai e mohon këtë gjë.
Në vjedhjet që ka bërë i dyshuari në shënjestër ka pasur paratë, stolitë, telefona mobilë, laptopë, dhe tabletë. Ai po mbahet në burgun e Linzit, shkruan nachrichten.at.
Veprat penale që i ngarkohen shqiptarit, gjegjësisht 55 vjedhjet janë kryer nga dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të prillit të këtij viti.
Më 20 dhjetor d të dyshuar kishin vjedhur një veturë me të cilën kishin ikur pasi që policia u kishte rënë në gjurmë dhe kishte dashur t`i ndalonte në Eferding.
Pas hetimeve intensive, më 30 maj policia kishte kapur shqiptarin 39 vjeçar si të dyshuarin kryesor.
albinfo.ch


