LDK tradhtoi familjet e veprimtarëve të vrarë pas luftës
Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës përmes një statusi në Facebook, ka thënë se LDK i ka “tradhtuar” familjet e veprimtarëve të LDK-së të vrarë pas luftës nga banda kriminale vetëm pse kishin bindje tjera politike.
“Pyes veten dhe Kryesinë e LDK-së, se si po e përjetojnë “zgjidhjen” e djeshme rreth qeverisjes së ardhshme familjarët e udhëheqësve dhe veprimtarëve të LDK, të vrarë pas lufte nga bandat kriminale, vetëm për shkak të veprimtarisë dhe bindjeve të tyre politike. A thua vërtet pushteti të jetë gjithçka?”, shkroi Donia në Facebook.


