ARKATANA

Fevziu: Pabesi nëse kryeministër nuk zgjidhet Hashim Thaçi

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazetari Blendi Fevziu ka argumentuar se Kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë Hashim Thaçi, si lider i forcës së parë që doli nga zgjedhjet dhe me një marrëveshje me votuesit.“Do të ishte pabesi ndaj votuesve që dikush që nuk ka arritur të marrë besimin e tyre, të bëhej Kryeministër,”- theksoi ai.

Pyetjes së drejtpërdrejtë që iu bë gjatë “Orës së intervistës” se kush duhet të jetë Kryeministri i Kosovës, Fevziu iu përgjigj:
“Është e vështirë të japësh një përgjigje në kushtet e Kosovës. Në kushtet e teorisë politike, do të ishte Hashim Thaçi. Një njeri i rikonfirmuar duhet të ishte Kryeministër i Kosovës.

Përse e them këtë? Ka vetëm një praktikë funksionimi të botës moderne sot, praktika e funksionimit që disa liderë dalin në një fushatë dhe kërkojnë një marrëveshje me publikun dhe popullin e tyre, me votuesit e tyre.

Marrëveshja është: Unë kam një platformë politike, më zgjidhni Kryeministër dhe njeriu që fiton numrin më të madh të votave, në mënyrë absolute duhet të jetë Kryeministër.

Krijimi i Qeverisë nuk mund të jetë thjesht kalkulim votash. Është frymë dhe përgjegjësi politike në raport me votuesit e tu.

Me këtë logjikë do të ishte që Meta, me atë numër deputetësh sa ka, t’i thoshte Ramës që unë jam parti deçisive për të vendosur 51%-in, Kryeministri është yni, por nuk ndodhi dhe askush nuk e diskutoi këtë gjë, përveç komenteve më shumë spekulative mediatike sepse

Rama doli me platformën e një lideri që mori numrin më të madh të votave dhe përgjigja e Metës ishte: “Në rast se ne do të jemi forcë e parë, në rast se do të marrim më shumë vota, Kryeministri do jetë i yni. “

Uji Dea

Ky është një funksionim normal demokratik, leksion normal demokratik,”- vuri në dukje Fevziu, – “sepse është pabesi ndaj votuesve që dikush që nuk ka arritur të marrë besimin e tyre, të bëhet Kryeministër dhe të kryesojë më pas, Qeverinë.”

Lidhur me standartet e zgjedhjeve, gazetari i njohur tha se “janë zgjedhje ku pak a shumë, standartet kanë ecur në kushte normale.”

Por, a ishte ai vetë, i habitur nga ky rezultat?

Fevziu shpehu bindjen se “ky rezultat konfirmoi sondazhet paraelektorale, që i jepnin një avantazh partisë së Thaçit në raport me partitë e tjera, sondazhet që thyenin mosbesimin ose paragjykimin, sipas të cilit një forcë politike e ka të vështirë të fitojë tre mandate radhazi. Ishte i pritshëm por edhe disi i çuditshëm si rezultat.

Pse i pritshëm dhe i çuditshëm?! Sepse në politikën kosovare dhe në përgjithësi, ekzistonte një frymë kontestimi ndaj Thaçit, që është përkthyer në një numër votash në të cilat Thaçi nuk është dominant: votat e LDK-së, AAK-së, Nismës së re dhe disa vota të tjera.

Nga ana tjetër, duke mos llogaritur këtu minorancat, Thaçi arriti që duke patur një fyrmë mosbesuese ndaj tij, të rikonfirmohet si parti e parë. Në këtë aspekt pa dyshim që ka ndodhur një lëvizje politike e Hashim Thaçit në nivelet më të larta që mund të gjesh sot.

Ka arritur që brenda shtatë vjetëve të transformojë një axhendë të Kosovës nga përpjekjet për të njohur pavarësinë në përpjeket integruese për në BE dhe ka arritur, ç’ka është me befasuesja, që duke patur tërë liderët politikë të Kosovës kundër, të imponohet si parti e parë. Kjo nuk është gjë e thjeshtë, padyshim kërkon shumë talent politik,”- nënvizoi Fevziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.