PDK synon koalicion me LDK-në
Krerëve të PDK-së nuk u ka mbetur hatri për gjuhën akuzuese të Isa Mustafës dhe LDK-së gjatë fushatës elektorale.
Zyrtarët e PDK-së kujtojnë se bashkëpunimi në të kaluarën mes Thaçit dhe Mustafës ka qenë më korrekt se sa me Haradinajn.
Përplasjet gjatë fushatës zgjedhore nuk do të ndikojnë në kalkulimet që partia fituese PDK do t’i bëjë për koalicionin e ardshëm qeveritar. Të dy liderët e partive të mëdha kanë pasur në shkurt të këtij viti një takim plot harmoni. Aty ishin marrë vesh për zgjedhje të shpejta, shkruan Tribuna.
Të dy partitë kanë pasur arsyet e veta për pajtimin që zgjedhjet të mbahen në qeshor. LDK i është rikësuar vjeshtës për shkak të zgjedhjeve të brendshme që duhet t’i mbajë në atë kohë, derisa PDK i është frikësuar rritjes së Nismës./Tribuna/


