ARKATANA

Ambasada amerikane: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasada Amerikane ka bërë një deklaratë për procesin e djeshëm zgjedhor ku thuhet se në bazë të raporteve të para zgjedhjet ishin të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën:

DEKLARATË E AMBASADËS AMERIKANE NË PRISHTINË

Ambasada amerikane përshëndet të gjithë votuesit të cilët shkuan dje në vendvotime për tu siguruar që zëri i tyre është dëgjuar në procesin demokratik të Kosovës. Ambasada është e inkurajuar nga raportet e para të cilat tregojnë që zgjedhjet e së dieles ishin në masë të madhë të besueshme dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare. Presim bashkëpunim me qeverinë e re në çështjet kyqe të cilat do të ndihmojnë në avancimin e aspiratave Euro-Atlantike të Kosovës.

ARKATANA

Raportet e mediave dhe shoqërisë civile Kosovare, së bashku me raportet e ekipeve tona vëzhguese të ambasadës tregojnë që autoritetet Kosovare iu përgjigjën me përpikëri raporteve të kohëpaskohshme lidhur me parregullsi dhe manipulime të supozuar zgjedhore. Jemi duke i vëzhguar këto raporte nga afër dhe vazhdojmë të jemi të sigurt që KQZ, Policia e Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit do të vazhdojnë partneritetin e tyre pozitiv për të siguruar që të gjitha incidentet janë hetuar rrënjësisht dhe janë zgjedhur sipas ligjeve Kosovare.

Ambasada vlerëson punën e zellshme të OSCE, EULEX dhe KFOR të cilët siguruan që secili qytetarë të mund të votojë në zgjedhjet e sigurta. Gjithashtu, presim të shqyrtojmë raportin fillestar vlerësues të Misionit Vëzhgues Zgjedhorë të Bashkimit Europian.

Duke ndërtuar mbi suksesin e votimit të vitit të kaluar, zgjedhjet e djeshme edhe më tej vërtetuan se Kosova është plotësisht e aftë që të mbajë zgjedhje korrekte dhe transparente të cilat përmbushin standardet ndërkombëtare. Mbesim të inkurajuar nga përpjekjet individuale për ti shprehur të drejtat e tyre demokratike qoftë duke votuar për herë të parë apo duke e siguruar besueshmërinë e procesit. Fuqia e Kosovës qëndron në pjesëmarrjen dhe integrimin e plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të arritur një të ardhme më të begatë.

Çmojmë punën e zellshme të autoriteteve Kosovare, shoqërisë civile, mediave dhe partive politike ku secili dha kontributin jetik për suksesin e djeshëm. Më me rëndësi, përgëzojmë qytetarët e Kosovës që vendi i tyre i ri vazhdon të marrë hapa dramatik për ta çuar më tej zhvillimin e saj demokratik dhe aspiratat Europiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.