ARKATANA

Definitivsht ndahen Rita Ora dhe Calvin Harris!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja me origjine shqiptarë, Rita Ora dhe i dashuri i saj Calvin Harris, ka kohë që janë ndarë. Këtë e ka bërë të ditur tashmë ish i dashuri i saj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, duke i uruar Ritës gjitha të mirat në jetë.

DJ skocez Calvin Harris, i cili ishte në lidhje dashurie me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Ora, e ka konfirmuar ndarjen e tyre. Ai nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ka treguar se definitivisht ata janë ndarë ”Myself and Rita ended our relationship some time ago. She is a beautiful, talented woman & I wish her all the best”.

(Unë dhe Rita Ora ka kohë që jemi ndarë, ajo është e talentuar dhe e bukur. I dëshiroj çdo të mirë). Kohëve të fundit Calvin është parë në shoqërinë e disa femrave të tjera, pasi që ai është tashmë beqar.

ARKATANA

Rita dhe Calvin kanë filluar lidhjen e tyre në maj të vitit të kaluar, e si pasojë e distancave të gjata që u binte të kenë ndërmjet vete ka ndodhur ndarja.

Madje është Rita ajo e cila ka thënë që nuk është favorite e lidhjeve në distanca të gjata “Unë nuk jam një tifoz i marrëdhënieve në distancë të gjatë. Nëse keni pasur një zgjedhje, ju doni atë person me ju. Kjo më bën shumë të trishtuar”, ishte një komentim i Ritës kohë me parë e cila ende nuk ka dalë me ndonjë koment sa i përket ndarjes, pasi që ajo gjendet me pushime në Meksikë.