ARKATANA

Pack: Qeverinë e ardhshme e presin shumë sfida

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kosova duhet të bëjë reformat e mjaftueshme dhe ta luftojë korrupsionin e krimin e organizuar, dhe për këtë i duhet një qeveri e fortë dhe efikase, ka thënë Doris Pack.

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, tha se Kosovës i duhet një qeverie e fuqishme dhe stabile, për të bërë reformat e nevojshme.

Pack në një intervistë për Radio Dukagjinin ka deklaruar se Kosova ka sfida të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe rastet nga me të cilat do të merret Gjykata e Veçantë. E për këto ajo tha se duhet një qeveri dhe një opozitë e fortë.

“Kosovës i duhet një qeveri e fortë, që e ka përkushtimin e mjaftueshëm që të bëjë reformat e nevojshme aq të nevojshme për Kosovën, por edhe për marrëdhëniet me fqinjët”.

“Mendoj se ka shumë probleme me të cilat qeveria e re duhet të merret. Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe rastet që pritet t’i trajtojë Gjykata Speciale, të gjitha këto çështje presin zgjidhje. Nuk do të veçoja asgjë. Të gjithë e dinë se çka duhet bërë në Kosovë”.

“E për tu bërë të gjitha veprimet e nevojshme juve ju duhet një parlament funksional me një shumicë të konsiderueshme dhe opozitë konstruktive, e që të dyja palët janë të përkushtuara për t’i quar deri në fund reformat e nevojshme”, tha Pack, për Radio Dukagjinin.

ARKATANA

Ajo është shprehur se është shumë e rëndësishme që qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhje, e veçanërisht qytetarët e veriut.

Pack tha se politikanët kosovarë kanë vepruar mirë që gjatë kësaj fushate nuk kanë dhënë premtime për kohën e liberalizimit të vizave, pasi një gjë e tillë nuk varet prej tyre.

“Unë mendoj se është më mirë për ta që nuk po premtojnë një gjë që nuk është në dorën e tyre në këto momente. Nëse ju thonë se ju do të mund të lëvizni lirshëm pa viza deri në fund të këtij viti apo në fund të vitit të ardhshëm kjo do të ishte gënjeshtër e kulluar. Sepse jo gjithçka është në dorën e tyre. Ata mund të punojnë në përmbushjen e kritereve, por vendimi varet nga vendet e Bashkimit Evropian”.

“Prandaj është mirë që ata nuk po premtojnë lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave . Krejt çka ata mund të premtojnë është që do të bëjnë gjithçka është e mundur që të përmbushin kriteret e udhërrëfyesit për liberalizim. Nëse do të premtonin data, do të gënjenin. Prandaj po them se është mirë që nuk po premtojnë shumë për çështjen e liberalizimit”.

Ajo ka thënë se zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian, nuk mund të ndikojnë në procesin integruese nëse Kosova i përmbush standardet.

– See more at: http://lajmi.net/pack–qeverine-e-ardhshme-e-presin-shume-sfida_100068923.html#sthash.VvwvP0I8.dpuf

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.