LPD: Solidarizim me dhembjen e tragjedisë në Obiliq
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, njëherit edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, nga Lugina e Preshevës, ka shprehur idinjatë e pikëllim të thellë për tragjendinë e KEK-ut, e cila ka goditur Kosovën dhe shqiptarët rreth saj.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, lajmin e kobshëm për tragjedinë e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, e kanë pritur me një dhembje të madhe e pikëllim të thellë. Ata kërkojnë nga institucionet kosovare, subjektet politike dhe shqiptarët kudo qofshin ata, të solidarizohen me familjet e punëtorëve të prekur nga kjo tragjedi, për ta ndarë dhembjen me ta, thotë Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, njofton Shërbimi për Informim i LPD-së./rajonipress/


