Ecohigjiena

Qahil Halili në mbledhjen komemorative për Bajram Isufin: Një jetë në shërbim të atdheut, njerëzve dhe vendlindjes

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me fjalë të mbushura me dhimbje, respekt dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e tij, Qahil Halili ka kujtuar figurën e Bajram Isufit në mbledhjen komemorative të organizuar me rastin e ndarjes së tij nga jeta.

Në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëluftëtarëve, hoxhallarëve, deputetëve, këshilltarëve komunalë dhe qytetarëve të shumtë, Halili vlerësoi lart kontributin shumëdimensional të Isufit, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë të Grykës së Karadakut dhe të mbarë Kosovës.

Në fjalën e tij përkujtimore, Halili theksoi se Bajram Isufi ishte jo vetëm veprimtar i çështjes kombëtare dhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe humanist, njeri me zemër të madhe dhe personalitet që shquhej për afërsinë me njerëzit, gatishmërinë për të ndihmuar dhe dashurinë për vendlindjen.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Ai rikujtoi gjithashtu kontributin e Isufit në jetën institucionale pas luftës, ku kishte ushtruar pozita të rëndësishme udhëheqëse në Komunën e Gjilanit, si dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës dhe sportit.

Sipas Halilit, ikja e Bajram Isufit përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për Zhegrën, Karadakun dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

“Njerëzit e mëdhenj nuk maten vetëm me pozitat që kanë mbajtur, por me zemrat që kanë prekur, me të mirat që kanë bërë dhe me kujtimin që lënë pas”, ishte mesazhi përmes të cilit Halili përmblodhi vlerësimin e tij për jetën dhe personalitetin e të ndjerit.

Në përfundim, ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Isufi, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë qytetarët e Zhegrës, duke e përmbyllur mesazhin me lutjen që Zoti ta shpërblejë Bajram Isufin me Xhenet.

Lavdi jetës dhe veprës së Bajram Isufit! Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.