Mobi Casa

Kryetari i ri i Trupit Koordinues, brenda dy javësh

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Medvegjë – Brenda dy javësh pritet të zgjedhet kryetari i ri i Trupit Koordinues, thotë deputeti popullor dhe lideri i PVD-së Riza Halimi, duke shtuar se më nuk ka arsye të prolongohet kjo çështje.

Sipas Halimit, duhet të zgjedhet kryetari i ri i Trupit Koordinues, duhet të ketë organizim më të mirë, problemet ekzistuese duhet të zgjidhen në mënyrë më serioze ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve në punën dhe përbërjen e këtij Trupi duhet të jetë shumë më e madhe.

Fundamenti

Problemi i vërshimeve dhe situatës së jashtëzakonshme në Serbi që ka tërhequr krejtësisht vëmendjen e qeverisë ka bërë që kjo çështje të mos zgjidhet deri tani.

“Kemi pasur biseda në fillim me kryetarin e qeverisë, me kryetarin e shtetit, me ministrin e drejtësisë dhe atë të arsimit, tani pritet të zgjedhet kryetari i ri, nuk ka arsye të pritet më tepër, ndërsa sa i përket kandidatit, kërkojmë të jetë një ministër nga lista e Partisë Përparimtare sepse përvoja ka treguar se kryetari paraprak nuk ka pasur forcë për zgjidhjen e problemeve”, tha Halimi. (redaksia mepress.info)