ARKATANA

AKR është parti që KRYN PUNË

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Nga Fadil Ismajli – Uinston Çërçill është nga politikanët më të mëdhenj dhe më jetëgjatë të botës. Ka bërë shumëçka në historinë e Anglisë, luftën dhe paqen, madje është marrë edhe me letërsi në të cilën ka marrë çmimin Nobel. Por humbi zgjedhjet që u organizuan menjëherë pasi mbaroi lufta e dytë botërore. Anglezët e donin si udhëheqës të kohës së luftës por për t’u rimëkëmbur kishin nevojë për një program zhvillimor që e ofronin laburistët.

Pse e solla këtë shembull? Sepse Kosova përjeton taninjë kohë kur sfidat e zhvillimit të saj janë shumë specifike. Ato nuk janë më të njëjtat sfida si tridhjetë vitet e fundit. Fillimisht Kosova ka kaluar një periudhë kohe të dominuar nga alternativa paqësore e udhëhequr nga Presidenti ynë historik Rugova. Kjo fazë ishte e domosdoshme për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Kur ndërkombëtarizimi me rrugën paqësore ishte i pafuqishëm atëherë koha thirri në skenë alternativën e luftës për liri. Njerëzit që i kanë prirë këtyre dy fazave për shkak të meritave në to kanë pretenduar dhe kanë arritur të udhëheqin periudha bukur të gjata sistemin tonë politik krijuar pas luftës. Njëfarë rritje ekonomike, njëfarë përmirësimi është arritur, dhe është e vështirë që të pretendosh se është meritë e qeverisjes më shumë sesa e iniciativës së lirë private.

Ky nivel i arritur i zhvillimit është i pamjaftueshëm dhe larg asaj çfarë ne dëshirojmë dhe mundemi. Ne nuk e kemi realizuar potencialin tonë si shoqëri. Kanë dështuar proceset kryesore të udhëhequra nga dy alternativat,privatizimi, ndërtimi i institucioneve, zhvillimi ekonomik me ritme të shpejta, ngritja e një arsimi në lartësinë e kërkesave të kohës. Kosova mbetet sot ende vendi më i izoluar i Evropës, sepse edhe Moldavia e fitoi liberalizimin e vizave. Jemi ende vendi më i varfër i kontinentit tonë dhe imazhi që gëzojmë, për një sërë arsyesh, nuk është më i miri.

Por a është kjo gjendje një gjendje e pashmangshme? A ka bërë klasa politike që ka udhëhequr deri më tash, maksimumin? Mund edhe ta ketë bërë por mundësitë për zhvillimin e Kosovës janë shumë më të mëdha. Problemi është tek qeverisja. Prandaj ja pse AKR-së si parti e menaxherëve, teknokratëve, ndërmarrësve, inxhinierëve, profesorëve të shkolluar në perëndim dhe me eksperienca të gjata jashtë vendit,i ka ardhur koha e vet për të udhëhequr me vendin.

Ne s’kemi pasur gjithë hapësirën e nevojshme për të implementuar projektet tona, por megjithatë kemi pasur sukses në secilin prej dikastereve që kemi udhëhequr. Rrjedhimisht, sot ne duhet të udhëheqim Kosovën. Sot, ne duhet t’i prijmë karvanit. Janë disa arsye kryesore për këtë. Ne kemi një qasje sistemore për zhvillimine Kosovës. Edhe të pjesëve të saj të ndërlidhura me njëra tjetrën, por dhe të Kosovës të ndërlidhur me rajonin dhe me botën. Këtë qasje nuk e ka askush. Kjo qasje është fryt i eksperiencës sonë në ndërmarrje globale siç është rasti i Presidentit Pacolli, në angazhime të tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Ne dimë t’i përgjigjemi nevojave të Kosovës duke u lidhur me secilën pikë të globit për investime, për projekte, etj.

FIDANISHTJA

Ne e duam vendin tonë. Ne e kemi doktrinën tonë të patriotizmit modern. Kemi respekt të madh për luftën çlirimtare. Ndërsa sot patriotizëm është të zhvillosh vendin, sepse pavarësia dhe liria zhvlerësohen prej varfërisë. Patriotizëm është të respektosh pronën, sepse të drejtat pronësorejanë parakusht i zhvillimit. Patriotizëm është të respektosh njeriun dhe t’i shërbesh mirëqenies së tij. Patriotizëm është të ndërtosh sistem të mirëfilltë për zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Ne dimë dhe do të krijojmë kushte për nxitjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme. Ne do të ndërtojmë mekanizma për mobilizimin e kapitalit të brendshëm dhe të jashtëm për investime. Mbi të gjitha ne garantojmë respektim të ligjshmërisë në të gjitha fushat si dhe siguri të investimeve. Ne do të ndërrojmë qasjen e deritanishme të procesittë privatizimit që e ka dëmtuar aq rëndë ekonominë e Kosovës dhe perspektivën e saj. Ne do të mundësojmë kthimin e pronës së AKP komunave për t’i shfrytëzuar për zhvillim ekonomik, nxitje të investitorëve, sidomos ofrimin e mundësisë për transfer të shpejtë të teknologjisë, me ç’rast do të hapeshin vende të reja pune.

Modeli ynë ekonomik bazohet në disa shtylla, mëkëmbja e ekonomisë sonë, sidomos asaj prodhuese, nëpërmjet politikave stimuluese, shfrytëzimi i përparësive krahasuese të vendit tonë, lidhja e ekonomisë sonë me tregjet ndërkombëtare, si dhe krijimi i sinergjisë me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ne kemi ide konkrete për projekte të përbashkëta energjetike me Shqipërinë, sipas vizionit tonë origjinal për bashkimin energjetik me pjesën tjetër të kombit. Askush si ne, si edhe kurrë më parë, nuk është duke bërë për këtë projekt të madh energjetik i cili e rrit pavarësinë e kombit dhe ul çmimin për konsumatorin.

Në anën tjetër, mjafton projekti i Trepçës si model që të gjenerojë zhvillim të madh. Ky projekt së bashku me zonën e lirë të Mitrovicës do të bashkojë Mitrovicën. Vetëm zhvillimi ekonomik mund të garantojë këtë bashkim. Ne do të tërheqim investitorë kredibil në sektorin minierar dhe industrinë përpunuese të xeheve, do të tërheqim brende të njohura ndërkombëtarisht në fushën e agrobiznesit, do të tërheqim kompani me nam të industrisë së shërbimeve. Këto kompani do të plotësojnë kërkesën vendore dhe do të eksportojnë jashtë Kosovës, me ç’gjë do të rrisin punësimin në Kosovë dhe përmirësojnë bilancin tregtar të vendit tonë. Pse? Sepse Kosova me përparësitëe saj krahasuese, pozicionin e saj gjeostrategjik, fuqinë e re punëtore të përgatitur mirë me mundësi të mëtutjeshme zhvillimi, burimet e saj natyrore, me lidhje të mira rrugore si dhe me qasje të lehtë në portet detare, sidomos atyre të Shqipërisë, paraqitet si destinacion i mirë tregu dhe si një urë ndërlidhëse efikase në mes tregjeve të perëndimit dhe lindjes, si dhe mjaft e përshtatshme për qasje në tregjet evropiane.

Asnjë parti nuk e ka formuluar kaq qartë doktrinën e zhvillimit ekonomik dhe të bashkimit kombëtar që nis nga ekonomia, me institucione të përbashkëta në të gjitha fushat zhvillimore. Rrugët e tjera të propozuara thjesht janë pa ardhmëri. AKR i përmbahet doktrinës së patriotizmit modern sepse AKR nuk është parti e rajoneve, por e gjithë Kosovës, e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Edhe projektet e zonave të lira në Gjakovë- në kufi me Shqipërinë, në Anamoravë në kufi me vëllezërit tanë të Luginës, apo në Mitrovicë, janë projekte që kanë në themel frymëzim patriotik. Merrni për shembull zonën e lirë në Anamoravë, ajo do të bashkojë shqiptarët e Luginës, të Gjilanit, të Kumanovës në një hapësirë unike ekonomike duke krijuar sinergji zhvillimore.

Me politikat tona zhvillimore ne mund të sigurojmë rritje ekonomike prej 10% në vit. Kjo rritje do sigurojë punësim të 35-40 mijë vetëve për çdo vit të mandatit tonë të ardhshëm në KRYE TË QEVERISË.Kjo mundësohet prej një modeli të ri zhvillimi ekonomik që vetëm ne dimë ta bëjmë. Me këtë model shteti do të jetë më i fortë dhe do të ketë më shumë të ardhura për arsimin, për shëndetësinë, për mbrojtjen, për policinë, për diplomacinë tonë të re.Ja pse sot koha është e AKR-së. AKR është parti që KRYN PUNË dhe kjo cilësi sot është në themel të patriotizmit bashkëkohor.