UBT

Gruaja më e fuqishme në botë, i jep mbështetje LDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, njëherësh kryetare e Unionit Kristiandemokrat Gjerman (CDU), nëpërmes një letre mbështetëse dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë atij përkrahje në zgjedhje dhe ka pohuar se LDK përfaqëson perspektivën evropiane të Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni fjalën përshëndetëse të Kryetares së Unionit Kristiandemokrat Gjerman –CDU,

“I nderuar Kryetar Mustafa, të nderuar miq të LDK-së. Në emër të Unionit Kristiandemokrat Gjerman – CDU, ju dërgoj përshëndetje të përzemërta nga Berlini për manifestimin tuaj përmbyllës në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet parlamentare që keni para vetes janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Rruga e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe vendeve të reja të punës mund të arrihet vetëm me reforma të energjike. LDK e ka fuqinë për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe për të kontribuar zhvillimin pozitiv të Kosovës”, ka thënë kancelarja Merkel në letrën mbështetëse për LDK-në, transmeton express.

Eco Higjiena

Ajo shkruar se “integrimi i Kosovës në bashkësinë e shteteve evropiane, është perspektiva e të ardhmes. LDK përfaqëson këtë perspektivë. Tani është shumë i rëndësishëm një dialog me qytetarët e Kosovës, për t’i mobilizuar ata për këto zgjedhje udhërrëfyese parlamentare. Unë ju dëshiroj një rezultat të mirë në këto zgjedhje, dhe ju dëshiroj gjithë të mirat”, ka thënë Merkel.

CDU e kancelares Merkel, dhe LDK e drejtuar nga z.Mustafa janë pjesë e përbashkët e Partive Popullore Evropiane (PPE).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.