UBT

Eksplodim i madh në KEK – flitet për tre të vdekur

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një eksplodim ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës, dyshohet se ka edhe të vdekur. Sipas burimeve të Telegrafit, janë tre të vdekur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një shpërthim në Obiliq.

Telegrafi mëson se po qarkullojnë edhe vetura të Ndihmës së Shpejtë.

ARKATANA

Shpërthimi është ndier edhe në Fushë Kosovë.
Drejtori i Shërbimeve në KEK, Endmond Nulleshi, ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një aksident në formë shpërthimi në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A.

Sipas tij, ende nuk ka të konfirmuar për viktima deri sa zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë në vend të ngjarjes. /Telegrafi/