Fundamenti

Fehmi entuziasti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Fehmi Fetahi pronar i “Vali Ranch” dhe kandidat për deputet nga AAK në tubimin përmbyllës është ndier shumë i relaksuar dhe gjatë gjithë kohës ka përcjellur muzikën e Kastriot Tushës.

Fehmi Fetahi ka arsye të jetë i gëzuar sepse për një kohë shumë të shkurtër arrit të hyjë në garën për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Fetahi në fushatën përmbyllëse është dukur shumë i entuziazmuar dhe gjatë tërë kohës është parë gazmor sidomos kur në skenë ka dalur Kastriot Tusha. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe afër Ramush Haradinajt Fetahi ka shprehur entuziazmin e tij për fitoren e AAK-së.

UBT

Për Fehmi Fetahin gjithashtu janë përkujdesur edhe simpatizantët e shumtë në sallë të cilët brohorisnin “Fehmi-Fehmi”.

Këto fakte dhe kjo përkrahje e kanë bërë edhe më të lumtur Fetahin i cili para gjilanasve kërkoj që ta votojnë atë meqë ka çka u ofron atyre. Fetahi tha ase vetëm me Ramushin kryeministër Kosova mund të ecë tutje. /rajonipress/